Kurti tregon se cilat armë kineze përdor Serbia: Po shfaqë hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës

Aktuale

Kurti tregon se cilat armë kineze përdor Serbia: Po shfaqë hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 19:47
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti serb është operatori i parë dhe i vetëm i armëve kineze në Evropë, ndërsa hapur shfaqë agresion të dhunshëm ndaj Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në X ka thënë se sistemi raketor FK-3 është një nga armët kineze të përdoruara nga ushtria e Serbisë, duke përfshirë edhe dronët CH-92.

“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga ushtria serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë gjersa shfaqë hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se para pak ditësh, Kurti ka thënë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist të Millan Radoiçiq, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb.

Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

“Në Rashkë të Serbisë, po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë”, kishte shkruar Kurti të dielën e 10 nëntorit.

“Ajo vazhdon të kërcënojë sigurinë e Republikës së Kosovës me bazat e përparme operuese të Forcave të Armatosura të Serbisë përgjatë kufirit me vendin tonë. Për më tepër, Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Kërcënimi nga Rusia dhe Serbia për stabilitetin, paqen dhe sigurinë rajonale po vërehet gjithnjë e më shumë. Rusia synon ndezjen e një vatre krize në oborrin e BE-së, për ta defokusuar NATO-n, kurse Serbia përmbushjen e ambicieve territoriale ndaj fqinjëve sipas projektit “Bota Serbe”, të Vulinit e të Vuçiqit.

Mungesa e sanksionimit të Serbisë, rritë nivelin e kërcënimit në Ballkanin Perëndimor. Drejtuesit e grupit terrorist, në vend që të jenë duke u përballur me drejtësinë në Kosovë, vazhdojnë përgatitjet për sulme të tjera ndaj Kosovës dhe grumbullim të votave me shantazhe ndaj serbëve të Kosovës”, vazhdonte shkrimi i Kurtit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat