Kurti me Gashin diskutojnë për thellimin e raporteve Kosovë-Poloni

Aktuale

Kurti me Gashin diskutojnë për thellimin e raporteve Kosovë-Poloni

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 19:23
Pamje nga takimi i Albin Kurtit me Drilon Gashin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim shefin e sapoemëruar të misionit të parë të Kosovës në Poloni, Drilon Gashi.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në këtë takim u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtutjeshëm të raporteve ndërmjet të Kosovës dhe Polonisë, me të cilën vitin e kaluar u formalizuan për herë të parë raportet bilaterale, dhe rolin që do të këtë misioni i ri në Varshavë në realizimin e këtyre synimeve.

Kurti i uroi suksese Gashit në përmbushjen e detyrave, përgjegjësive dhe objektivave të përbashkëta dhe i ofroi bashkëpunim të afërt institucional.

I pranishëm, përkrah kryeministrit Kurti, ishte edhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat