Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në për vitin 2024

Aktuale

Konsiderohet i pamjaftueshëm buxheti për AKI-në për vitin 2024

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 22:42
AKI

Dy milionë euro më shumë buxhet sesa sivjet janë planifikuar për vitin e ardhshëm për institucionin më të rëndësishëm të sigurisë.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë që ka për mision zbulimin dhe identifikimin e kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e vendit, këtë vit kishte buxhet 12 milionë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm do t’i ketë 14 milionë euro.

Kjo shumë po kritikohet nga njohësit e çështjeve të sigurisë, marrë parasysh situatën e brishtë të sigurisë, sidomos në veri të vendit.

Derisa thotë se shuma të tilla nuk duhet të bëhen publike, Drizan Shala vlerëson se buxheti që është ndarë për këtë institucion nuk është i mjaftueshëm

“Unë mendoj se buxheti optimal për t’i përmbushur nevojat e agjencionit në fjalë do duhej të ishte njëzet e katër milionë euro dhe mbi këtë bazë çdo vit të kishim një shtim prej pesë milionë eurove minimalisht për t’u updatuar me kërkesat dhe nevojat për ta mbrojtur sigurinë nacionale të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Shala.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, pasi që sipas tij vendi mund të përballet me situata të paparashikueshme.

“Investimi në këtë drejtim duhet të jetë jashtëzakonisht i madh. Në këtë kohë e në këtë situatë për t’u përballur me lloj-lloj episode, që ndoshta për neve mund të jenë të paparashikueshme, po ato mund të ndodhin”.

Posa AKI-së për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Qeveria ka planifikuar 216 milionë euro, ndërsa për Ministrinë e Mbrojtjes 135 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat