Hoti shpreh ngushëllime për ish-kryediplomatin çek, e përshkruan si mik të madh të Kosovës

Aktuale

Hoti shpreh ngushëllime për ish-kryediplomatin çek, e përshkruan si mik të madh të Kosovës

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 20:31
Foto nga takimi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Karel Schwarzenberg, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Çekisë.

Hoti e ka përshkruar atë si mik të madh të Kosovës, sidomos gjatë shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Schwarzenberg ishte mik i madh i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm i Çekisë në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë”.

“Republika e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë është mbështetur fuqishëm nga miqtë sikur Schwarzenberg dhe si i tillë ka mirënjohje të veçantë nga vendi ynë.

Prehu në paqe Karel Schwarzenberg”, ka shkruar Hoti në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat