Krasniqi: Nuk ka shans që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën

Aktuale

Krasniqi: Nuk ka shans që Asociacioni të jetë në përputhje me Kushtetutën

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 13:57
Profesori universitar Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka kërkuar nga Qeveria që ta thotë realitetin e hidhur për draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka bërë me dije se nuk ka asnjë shans që Asociacioni të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se është për keqardhje fakti që për këtë çështje qytetarët e Kosovës po informohen nga presidenti i Serbisë.

“Nuk ka asnjë shans që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës. Prandaj, më korrekte është të na thuhet nga qeveria jonë e vërteta e hidhur, se sa të përhapen gënjeshtra të ëmbla. Është për keqardhje që të vërtetën për këtë gjë detyrohemi ta hulumtojmë te deklaratat e Vuçiqit e të mos e dëgjojmë nga kryeministri ynë. Ja se çka ka deklaruar Vuçiqi në Paris, duke komentuar deklaratën e ambasadorit Hovenier se gjoja Draft-Statuti është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës: “… nëse diçka është në harmoni me Kushtetutën e të ashtuquajturës Kosova, pse pra ne kemi negociuar në Bruksel? Pse negocojmë? Kjo do të thotë që serbët sot mund ta formojnë, nëse është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, askush nuk mund t’i pengojë. Pra, pse kemi negociuar? Dhe kemi nënshtruar atë që ka qenë? Po të kthehem në atë pjesën e parë të përgjigjes sime, atë që gjyshja e dëshiron, e ëndërron.” Fakti që qeveria e Kosovë s e mban të fshehur dokumentin nga qytetarët e vet, flet vetvetiu. Çka fshihet nga njerëzit në politikë zakonisht? Fshihet mashtrimi, manipulimi, gënjeshtra”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat