Haxhiu për propozimin e sërishëm të KPK-së për Isufajn: S’ka bazë kushtetuese e ligjore

Aktuale

Haxhiu për propozimin e sërishëm të KPK-së për Isufajn: S’ka bazë kushtetuese e ligjore

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:52
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se propozimi i Këshillit Prokurorial i Kosovës që sërish ta dërgojë emrin e Blerim Isufajt për kryeprokuror të ardhshëm të shtetit, nuk është ligjor dhe kushtetues.

Ajo të mërkurën në një konferencë për media ka theksuar se procesi i përzgjedhjes për kryeprokuror do të nisë nga fillimi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Propozimi i njëjtë nga KPK nuk ka bazë kushtetuese dhe ligjore. KPK nuk e di ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka thënë ajo.Haxhiu ka shtuar se në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit nuk mund të ndikojnë grupe të interesit.

“Arsyet për këtë i ka përmendur edhe presidentja. Kryeprokurori ka mandat 7 vjet dhe ky proces duhet të jetë meritor dhe jo të ndikojnë grupe të interesit apo individë brenda sistemit që të sjellin rezultat që dihet para se të ndodhë ai. Mbështes Osmanin në letrën që ka adresuar ka theksuar se procesi i përzgjedhjes për kryeprokuror do të nisë nga fillimi.. Propozimi i njëjtë nga KPK nuk ka bazë kushtetuese dhe ligjore. KPK nuk e di ku është bazuar kur e ka dërguar emrin e njëjtë te presidentja sepse ky proces duhet të kthehet në pikën zero dhe do të kthehet në pikën zero”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka shtuar se në procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit nuk mund të ndikojnë grupe të interesit.

“Arsyet për këtë i ka përmendur edhe presidentja. Kryeprokurori ka mandat 7 vjet dhe ky proces duhet të jetë meritor dhe jo të ndikojnë grupe të interesit apo individë brenda sistemit që të sjellin rezultat që dihet para se të ndodhë ai. Mbështes Osmanin në letrën që ka adresuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat