Gorani për Draft-Statutin: Kosova do të jetë shtet federal, çdo vendim i rëndësishëm do të jetë i komplikuar

Aktuale

Gorani për Draft-Statutin: Kosova do të jetë shtet federal, çdo vendim i rëndësishëm do të jetë i komplikuar

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 21:39
Analisti Dukagjin Gorani

Analisti Dukagjin Gorani tha për Draft-Statutin e Asociacionit se kjo nënkupton që Kosova do të jetë shtet federal dhe çdo vendim shtetëror do të kalojë nëpër procese tepër të ndërlikuara.

“Është autonomi e dizajnuar dhe e prerë e qëndisur vetëm për një entitet, ne e kemi ditë që ka me ardhë kjo ditë…Atë që po e shoh kjo është një platformë territoriale politike-shoqërore, e cila e mundëson rishtrirjen e autorizimeve dhe rishtrirjen e pushtetit të Republikës së Serbisë brenda territorit të Kosovës”, tha Gorani në “Pressing“, ku po diskutohet për Draftin për Asociacionin.

“Republika e Serbisë do të funksiojë në Kosovë në nivel paralel, kësaj radhe jo përmes veprimeve dhe vendimeve të paligjshme e jokushtetuese, po kësaj radhe legalisht. Me të drejtë juridike, Republika e Serbisë do të ketë të drejtë me themelu kompani, shërbim publik, me bashkëthemelu kompani për zhvillim ekonomik dhe me bashkëmenaxhu dhe me bashkëqeverisë”, tha ai.

“Po nëse një send i tillë pranohet, cilësia e shtetit tonë do të ndryshojë pakthyeshëm. Ndoshta Kosova do të vazhdojë të jetë shtet, por do të jetë formë e një shteti federal, së paku në kontekstin faktik edhe në kontekstin juridik. Shtet federal ku vendimet dhe çdo veprim i cili do të nënkuptojë që është vendim shtetëror, duhet me kapërcy nëpër procese tepër të ndërlikuara të arritjes së konsensusit. Meqenëse pushteti në Kosovë është i decentralizuar dhe i shpërndarë…”, u shpreh Gorani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat