Ndalohet një serb në Bërnjak, kishte në veturë uniformë ushtarake e gjëra tjera që nxisin përçarje

Aktuale

Ndalohet një serb në Bërnjak, kishte në veturë uniformë ushtarake e gjëra tjera që nxisin përçarje

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka ndaluar një serb në pikën kufitare Bërnjak.

Siç njofton policia, gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur disa gjëra që nxisin përçarje, e po ashtu edhe një uniformë ushtarake.

“Është arrestuar i dyshuari serb, shtetas i Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar: një tabelë metalike me mbishkrim, një duks me mbishkrim, ndërresa po ashtu me mbishkrime të ndryshme që nxisin përçarje, një uniformë ushtarake, etj. Po ashtu në cilësi të dëshmitarit është intervistuar edhe shoqëruesi i të dyshuarit në veturë mashkull serb, shtetas i Malit të Zi”, ka njoftuar policia.

Të njëjtit pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat