Sinani i reagon Arifit: Në vend të “faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin

Aktuale

Sinani i reagon Arifit: Në vend të “faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:06
Ardita Sinani

Këshilltarja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për Luginë të Preshevës, Ardita Sinani, i ka reaguar kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili ka bërë një komentim lidhur me raportet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me ShBA-në, Greqinë dhe Shqipërinë.

Ajo është shprehur që Arifi në vend të “faleminderit”, siç u shpreh ajo, paska zgjedhur fjalë tjera për Kurtin.

“Një ditë pas lajmit që mbështetja për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Kosovës vitin tjetër do të rritët edhe për 1 milion euro më shumë, Kryetari i Preshevës, në vend të “Faleminderit”, paska zgjedhur fjalë tjera për Kryeministrin Kurti.

Siç duket i paska humbur edhe hija e fundit e traditës shqiptare, e që është mirënjohja për dorën që të ndihmon”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat