Xani: Nëse Kosova kryen obligimet e marra në Bruksel, presioni kthehet nga Serbia

Aktuale

Xani: Nëse Kosova kryen obligimet e marra në Bruksel, presioni kthehet nga Serbia

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 22:49
Visar Xani

Njohësi i çështjeve politike, Visar Xani, vlerësoi që nëse Kosova përmbush obligimet e planit të ri të pesëshes evropiane, atëherë i tërë presioni do të kthehet ndaj Serbisë.

Andaj, Xani thotë se tani e tutje s’kanë edhe aq rëndësi veprimet e Beogradit në raport me Kosovën.

“Pak ka rëndësi se tash e tutje çka bën Beogradi. Tani kemi një proces të qartë, nëse Kosova vazhdon t’i kryej obligimet të cilat i ka marrë nga kjo marrëveshje, është gati me draft statutin, është gati me të gjitha pikat e kësaj marrëveshje, atëherë presioni do të jetë ndaj Serbisë dhe çdo veprim i tyre do të ndëshkohet në vazhdimësi”, deklaroi Xani.

Më tej, njohësi i çështjeve politike, tha se Kosova do të jetë në favor, në rast se s’do ketë lëvizje ndaj kërkesave evropiane.

“Nëse nuk ka lëvizje sipas zotimeve dhe kërkesave evropiane që janë me koordinim të plotë me ato amerikane, jam i bindur që shumë më shumë do të ketë pasoja Serbia, ndërsa Kosova do të ketë shumë më shumë rrugë të hapura dhe mbështetje në aspektet e integrimeve në strukturat e rëndësishme euroatlantike”, shtoi tutje Xani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është dakordësuar që plani i emisarëve perëndimorë, i prezantuar ditë më parë, të jetë kornizë për bisedimet e mëtejshme me Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Francën dhe Italinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat