Bastisja e shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, flet axha i tij

Aktuale

Bastisja e shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, flet axha i tij

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 16:55
Shtepia e ish- shefit te AKI-se, Bashkim Smakaj

Hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, që nga mëngjesi, ende janë duke vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Para shtëpisë së tij janë duke qëndruar një automjet i EULEX-it, si dhe Policia e Kosovës.

Ndërsa, sot gjatë ditës janë kryer bastisje edhe në shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçit.

Hetim Smakaj, axha i Bashkim Smakajt deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë bastisje. Ai nuk u lejua të hyjë në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së.

Sipas tij, këto bastisje nuk janë të mira, për shkak të akuzave të pavërteta.

“Ne nuk dimë asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje… U nisëm të shkojmë të shikojmë se çka po bëhet, t’i mësojmë arsyet pse, por nuk po mundemi me hy deri të dalin policia…Smakaj më ka mixhë, unë djalë të vëllaut e kam… Nuk besoj që kemi, nuk kemi bë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pavërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat