Ndalohen 15 migrantë në Vërmicë

Aktuale

Ndalohen 15 migrantë në Vërmicë

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 10:19
Ilustrim

Policia e Kosovës i ka ndaluar 15 emigrantë të cilët e kishin kaluar ilegalisht kufirin e Kosovës në Vërmicë.

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, migrantët vinin nga Siria, Somalia, Eritrea e Egjipti.

Sipas njoftimit policor, migrantët kanë deklaruar se janë futur nga Shqipëria në Kosovë nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit dhe pastaj janë futur në këmbë në Kosovë.

Rasti është cilësuar si kontrabandë me migrantë ndërsa lidhur me të janë marrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejshme hetimore.

“Fsh. Vërmicë, Prizren / 26.10.2023 – 05:00. Njësia policore ka ndaluar 15 persona, shtatë nga Siria, katër nga Somalia, 3 nga Eritrea dhe 1 nga Egjipti, të cilët kanë deklaruar se janë futur nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës nga tre persona të dyshuar me një furgon deri afër kufirit, dhe pastaj në këmbë janë futur në Kosovë. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat