A po manipulon LVV-ja me komente në Facebook? Këshilltari i Konjufcës: Kjo është e paimagjinueshme

Aktuale

A po manipulon LVV-ja me komente në Facebook? Këshilltari i Konjufcës: Kjo është e paimagjinueshme

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 23:59
Ilir Kërçeli

Ilir Kërçeli, këshilltari i kryekuvendarit Glauk Konjufca ka komentuar aktivitetin e mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje në rrjete sociale.

Ai tha se nuk ka shanse që LVV po i manipulon komentet online. Krejt kjo mbështjetje, tha Kërçeli, është nga njerëz realë që e simpatizojnë partinë në pushtet.

“Në ato komente, prapa tyre qëndron dikush. Janë individë, janë njerëz, ka postime të tyre familjare që dëshmojnë se ajo nuk mundet me ndodh”.

“Ne duhet ta kemi parasysh që Lëvizja Vetëvendosje i ka fitu 52%, dhe në një postim nëse i kemi 100 komente, normalisht që 52 do jenë pozitive. Kjo është normale. Nuk mund të themi po bombardojnë me komente Lëvizja Vetëvendosje. Është e vërtetë, ka shumë komente, shumë interaktivitet në rrjete sociale por kjo është si pasojë mbështetjes së madhe për LVV-në dhe Qeverinë Kurti. Kjo vjen si rrjedhojë e asaj që Lëvizja Vetëvendosje ka fitu një besim të madh”, tha ai.

“Ekzistojnë programe për llajka, por debati është te komentet. Kam dëgju tek thojnë Lëvizja Vetëvendosje e ka atë makinën e komenteve, kjo është e paimagjinueshme. Nuk qëndron.”

“As Inteligjenca Artificiale nuk besoj që ka arritë në atë masë”, deklaroi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat