Osman Musliu për rizgjedhjen e Naim Tërnavës: Veç ishalla Zoti e merr, ndryshe ai se lëshon BIK-un!

Aktuale

Osman Musliu për rizgjedhjen e Naim Tërnavës: Veç ishalla Zoti e merr, ndryshe ai se lëshon BIK-un!

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:25
Mulla Osman Musliu

Rizgjedhjen për herë të pestë të myftiut Naim Tërnava në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) e sheh si proces jo demokratik, hoxha i Drenasit mulla Osman Musliu.

Madje ky i fundit e ka fajësuar edhe shtetin që nuk po e miraton ligjin për bashkësitë fetare e që kjo po lejon që BIK-u dhe të gjitha bashkësitë e tjera fetare të funksionojnë totalisht në anarki.

Mulla Osmani në një intervistë ka thënë se nuk është kundër Naim Tërrnavës dhe nuk ka asgjë personale me të, por është kundër mënyrës se si ai e manxhon BIK-un.

“BIK-u është duke punu komplet në të zezën brenda Kosovës. Unë nuk e di me çfarë rregulloresh as nuk punësohen njerëzit, as çfarë kriteresh kanë, as me çfarë kriteresh zgjidhet myftiu ose kryetari i këshillit. Shembull, ka emërime ma zi se në komunizëm”, thotë mulla Osman Musliu, duke shtuar se Tërnava e ka bërë qasi sistemi zgjedhor brenda BIK-ut që deri sa të vdesë të jetë në krye të Bik-ut.

“Unë kam deklaru edhe shumë herë, veç ishalla zoti e merr se ndryshe për me vota në mënyrën se si është zgjedh atë ditë është problem“, ka thënë mulla Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat