Haxhiu: Terroristët e sulmit të 24 shtatorit mund të lirohen me dorëzani

Aktuale

Haxhiu: Terroristët e sulmit të 24 shtatorit mund të lirohen me dorëzani

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 20:51
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim të saj në Facebook shkruan se, të gjithë kriminelët që sulmuan policinë, Gjykata i ka liruar me dorëzani.

Ajo shkruan tutje se, edhe terroristët e 24 shtatorit mund t’i lirojnë me dorëzani.

Ajo bën thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës të mos lejoj keqpërdorimin e dorëzanisë.

Postimi i plotë:

Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!

Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.

Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme.

I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat