Policia e Kosovës po zhvillon aksion edhe sot në veri, lidhet me rastin e Banjës

Aktuale

Policia e Kosovës po zhvillon aksion edhe sot në veri, lidhet me rastin e Banjës

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është duke zhvilluar aksion në Veri të Kosovës në disa lokacione.

Këtë për “kontakt plus” e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas Elshanit, bastisjet kanë të bëjnë me rastin Banja.

Elshani ka thënë se do të japë më shumë informacione për këto veprime të Policisë pasi të ketë përfunduar aksioni.

Ai gjithashtu ka thënë se deri më tani nuk ka të arrestuar.

Siç raporton KoSSev, një nga veprimet zhvillohet në afërsi të “Tre Soliterave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat