​Arton Ahmeti emërohet kryesues i bordit të KEK

Aktuale

​Arton Ahmeti emërohet kryesues i bordit të KEK

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar një mbledhje elektronike në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e Qeverisë të datës 2 shkurt 2022, për emërimin e bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata Energjetike e Kosovës”.

Me këtë vendim, Arton Ahmeti është bërë kryesues i bordit të Korporata Energjetike e Kosovës. Kurse, Skender Haziri është emëruar anëtar.

Sipas komunikatës të Qeverisë, pikat e tjera të vendimit mbesin të pandryshuara.

“Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Prizren Prevallë. Miratuar vendimin për shpronësim të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: ‘’Zgjerimi i Rrugës Rajonale, R 115 Doganaj-Shtërpcë’’ Zonat Kadastrale: Viqë dhe Drekoc, Komuna Shtërpcë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat