Momenti kur presidentja i përgjigjet kroatisht një të riu në Kroaci

Aktuale

Momenti kur presidentja i përgjigjet kroatisht një të riu në Kroaci

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka realizuar një vizitë zyrtare në Kroaci ku ka takuar krerët e shtetit kroat. Ajo ka marrë pjesë gjithashtu edhe në organizime të shqiptarëve që jetojnë atje.

Në një video të publikuar nga politikania Ermina Lekaj Prlaskaj, gjatë një ngjarje të organizuar në Kroaci, presidentja ka realizuar një bashkëbisedim në kroatisht me një të ri që ka qenë i ftuar aty.

Viktori, siç tregon Prlaskaj, ka parashtruar disa pyetje për presidenten Osmani që ndërlidhen me raportin Kosovë-Serbi, ndërkohë që presidentja Osmani i është përgjigjur poashtu në gjuhën kroate.

@ermina.lekaj.prljaskaj Naš simpatični Viktor postavio je par pitanja našoj predsjednici Vjosi Osmani, njen odgovor pogledajte u nastavku videa 👏🏼 #hrvatska #kosovo #vjosaosmani #president ♬ original sound - Ermina Lekaj Prljaskaj

Për sulmin e 24 shtatorit, Osmani ka thënë se është akt agresioni i Serbisë dhe se Kosova s’do të lejojë që Serbia të fitojë.

“Ky është akt agresioni nga Serbia por ne nuk do të lejojmë që ata të fitojnë ky është qëndrimi im”, dëgjohet teksa i kthen përgjigje Osmani.

Ai më pas e ka pyetur edhe për deklaratat e presidentit të Serbisë rreth marrëveshjes së vitit 2011, derisa Osmani i është përgjigjur se nuk janë të vërteta dhe se Vuçiq si ish-ministër i propagandës së Millosheviqit bën vetëm propagandë.

Presidentja më pas e ka ftuar të riun për vizitë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat