Kulla në Varshavë: Shqiptarët janë rasti më i mirë i tolerancës fetare

Aktuale

Kulla në Varshavë: Shqiptarët janë rasti më i mirë i tolerancës fetare

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 19:05
Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla ka thënë se shqiptarët janë rasti më i mirë i suksesit sa i përket bashkëjetesës dhe tolerancës fetare.

Ish-ministri shqiptar kështu tha gjatë fjalimit të tij në kuadër të Samitit të OSBE-së në Varshavë.

“Në Samitin e OSBE-së në Varshavë u diskutua për dimensionin e të Drejtave të Njeriut në një çështje shumë delikate si ajo e të drejtave të Besimit Fetar, bashkëjetesës, diskriminimit, ekstremizmit, diktaturat dhe demokracinë. Pata kënaqësi të jem një nga drejtuesit e këtij Paneli të rëndësishëm me përfaqësues nga 50 vende.

E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja e realitetit shqiptar, roli i Bashkësive Fetare në vendin tonë, toleranca dhe historia unike e Bashkëjetesës në vendin tonë na bën të jemi jo vetëm një rast suksesi për të qenë krenar, por në një botë me dallgë të mëdha të Sigurisë Ndërkombëtare na bën një oazë për t’u marrë shembull”, ka shkruar ai në Facebook teksa ka ndarë edhe një video të shkurtër nga fjalimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat