Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

Aktuale

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë në pikën kufitare në Bërnjak, po kontrollohen në detaje

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Qarkullimi i veturave dhe kamionëve ka filluar nga të dy anët e kufirit pas hapjes së pikës kufitare në Bërnjak, e mbyllur që 24 shtatori pas sulmit terrorist që kreu në veri një grup i armatosur nga Serbia.

Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë siç shihet edhe nga pamjet, po i nënshtrohet kontrolleve në detaje.

Pika kufitare në Bërnjak është hapur të mërkurën, 11 ditë pas sulmit në veri, ndërsa ajo në Jarinjë po vazhdon të jetë e mbyllur.

Hapja e saj është konfirmuar për teve1.info nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat