Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Aktuale

Haradinaj kujton protestën studentore të 1997: Paralajmëruan dhe legjitimuan luftën për liri e pavarësi

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 10:04
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar demonstratën e 1 tetorit të vitit 1997 të organizuar nga studentët dhe profesorët e Universitetit të Prishtinës.

Haradinaj tha se kjo demonstratë ishte paralajmërimi dhe legjitimimi i ndryshimit të madh, i luftës për liri e pavarësi.

“1 tetori i vitit 1997, na kujton vendosmërinë e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën për liri e pavarësi!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ky ishte postimi i plotë i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat