MPJD konfirmon se një shtetas i Kosovës u gjet i vdekur në territorin e Serbisë: S’ka indikacione se u vra ana autoritetet serbe

Aktuale

MPJD konfirmon se një shtetas i Kosovës u gjet i vdekur në territorin e Serbisë: S’ka indikacione se u vra ana autoritetet serbe

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, është njoftuar se një shtetas i Republikës së Kosovës, është gjetur pa shenja jete në territorin e Serbisë.

Rrethanat e vdekjes së tij nuk janë sqaruar ende krejtësisht, mirëpo nga informacionet e deritanishme nuk ka indikacion për një vdekje të shkaktuar nga ana e autoriteteve serbe.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar Zyrën Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm dhe veprimet e duhura sa i përket riatdhesimit të trupit të pajetë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e viktimës për t’i ofruar atyre mbështetjen e nevojshme institucionale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një 19-vjeçar nga Kosova është therrur me thikë në kufirin Kroaci-Serbi.

Pas plagëve të marrë ai ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Batrovc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat