Ministrja Haxhiu paralajmëron fletarrest ndërkombëtar ndaj kriminelit Milan Radoiçiq

Aktuale

Ministrja Haxhiu paralajmëron fletarrest ndërkombëtar ndaj kriminelit Milan Radoiçiq

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 16:33
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar fletarrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë.

Haxhiu u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit, do të veprojnë pa vonesa.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar”.

”Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë”.

”Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat