Edhe Ambasada e Italisë nderon policin Afrim Bunjaku

Aktuale

Edhe Ambasada e Italisë nderon policin Afrim Bunjaku

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Ambasada e Italisë në Kosovë u është bashkuar asaj të ShBA’së dhe Zyrës së BE’së për të nderuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm terrorist në veri të vendit.

Kjo ambasadë ka njoftuar se ka ulur flamurin Italian dhe atë të BE’së në gjysmë-shtizë.

“Iu bashkohemi institucioneve të Kosovës në zi për Rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në një sulm terrorist frikacak. Në Ambasadën tonë, flamujt e Italisë dhe Bashkimi Evropian janë ulur në gjysmë-shtizë. Mendimet tona janë me familjen e tij, kolegët, të dashurit dhe të gjithë popullin e Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës në platformën “X”.

Ndryshe, Presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në nderim të policit Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat