Sveçla: Kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojë gjashtë terroristët e plagosur që ndodhen në Novi Pazar

Aktuale

Sveçla: Kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojë gjashtë terroristët e plagosur që ndodhen në Novi Pazar

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 15:20
Xhelal Sveçla

Një ditë pas zhvillimeve në veri të Kosovës, Policia ka thirrur konferencë për media, ku do të prezantohet një arsenal armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara gjatë aksionit policor.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kanë informacione se 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit.

Ai ka kërkuar nga Serbia që t’i dorëzojë ata dhe cilindo pjesëtar që ka arritur të ikë në Serbi.

“Po takohemi dy orë para se t’ia japim lamtumirën e fundit heroit Afrim Bunjaku që u vra nga terroristët e dirigjuar nga Beogradi dhe Vuçiqi. Ata nuk ishin civilë, por njësi speciale, të mbështetura nga Serbia. Ata përveç aftësive dhe armatimit, kanë pasur edhe mjetë të rënda. Falë profesionalizmit të PK, plani i tyre ka dështuar. Në shkëmbimin e zjarreve kanë mbetur së paku 3 të vrarë, të gjithë me uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të tjerë të uniformuar dhe katër të tjerë. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion.

Sipas informatave, gjashtë terroristë po trajtohen në Novi Pazar dhe kërkojmë nga Serbia t’i dorëzojë. Çfarëdo pjesëtari që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia ta dorëzojë. Në objektet brenda janë gjetur harta dhe plane të organizimit të gjatë dhe të mirëmenduar. Ato janë dëshmi që nuk kemi të bëjë me organizime lokale. Edhe nga ekspertë është vërtetuar se për këto organizime duhen së paku disa muaj.

Nuk ka të bëjë më organizim të shpejt. Kemi gjetur edhe dokumente të kriminelit Radoiçiq, që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij në këtë aksion.”, tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat