Sylejmani: Jam i bindur që ka nevojë për rishikim të gjithë strategjisë së veprimit në veri

Aktuale

Sylejmani: Jam i bindur që ka nevojë për rishikim të gjithë strategjisë së veprimit në veri

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 22:04
Rrahman Sylejmani

Ish-shefi i hetuesve në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani në “Rubikon” tha se ajo çfarë ndodhi sot ishte, siç u shpreh ai, sulm i një shteti, ndaj shtetit tonë.

Ai u shpreh i bindur se ka nevojë për rishikimin e strategjisë së veprimit në veri.

“Me armatimin që e kanë pasur dhe me dukjen, me transportin e tyre, ky është një sulm i një shtetit, ndaj shtetit tonë, Kosovës dhe kjo është e re”.

“Unë jam shumë i bindur që ka nevojë për rishikim të gjithë strategjisë të veprimit në veri edhe të Policisë së Kosovës në rend të parë, por edhe riplanifikimit të veprimeve, sepse kjo kërkon angazhim tjetër, planifikim tjetër”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat