Reagon ambasadori italian: Përgjegjësit për vrasjen e policit duhet të sillen para drejtësisë

Aktuale

Reagon ambasadori italian: Përgjegjësit për vrasjen e policit duhet të sillen para drejtësisë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:12
De Riu

Për vrasjen e policit në veri të vendit, ka reaguar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili i dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

De Riu tha se përgjegjësit e këtyre sulmeve duhet të sillen para drejtësisë.

“Ata që janë përgjegjës për aksionin e vrasjes duhet të sillen para drejtësisë.

Shpreh ngushëllimet më të thella për të dashurit e policit të ndjerë”, thuhet në reagimin e ambasadës italiane,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat