Avdyli, Kica-Xhelilit: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së, dhe misioni të kompletohet që VV të arrijë 80%

Aktuale

Avdyli, Kica-Xhelilit: Tash ka mbetur me i bindë edhe baballarët e LDK-së, dhe misioni të kompletohet që VV të arrijë 80%

Nga: A.SH Më: 23 shtator 2023 Në ora: 13:48
Albin Kurti

Babai i deputetes së LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, Remzi Kica ka thënë se vendi është më fat që ka një kryeministër si Albin Kurti.

Ai e ka verësuar lartë kryeminsitrin aktual, Albin Kurtin, për të cilin ka thënë se është një ‘enciklopedi e gjallë’.

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, i ka reaguar deputetes e cila tashmë ka kaluar në LDK, Doarsa Kica-Xhelili

Ai ka thënë se njëherë e kishte bindur se Kurti është njeriu i duhur për Kosovën, por ajo iku në LDK.

Postimi në Facebook:

Pasi babain e saj e kishte bindur që Albin Kurti është më i duhuri dhe enciklopedia e gjallë e Kosovës, iku në LDK.

Tash ka mbetur që si babën e saj, me i bindë edhe baballarët e LDK-së, dhe misioni të kompletohet që VV të arrijë 80%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat