Haradinaj-Stublla: MPJD e ka zhdukur historikun e aktiviteteve diplomatike, figuron veç Konjufca

Aktuale

Haradinaj-Stublla: MPJD e ka zhdukur historikun e aktiviteteve diplomatike, figuron veç Konjufca

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 10:38
Meliza Haradinaj Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla thotë se kjo ministri ka zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike nga website i vet.

Ajo thekson se veç Glauk Konjufca figuron në historikun e ish-ministrave të jashtëm.

“E papranueshme se si Ministria e Jashtme paska zhdukur gjithë historikun e aktiviteteve diplomatike, kumtesave, takimeve, njoftimeve e qendrimeve zyrtare nga website i MPJD!!! Madje në historikun e ish-ministrave të jashtëm figuron vetëm ish Ministri Konjufca!

Sinqerisht e pakuptimtë dhe joserioze!”, shkruan ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat