Eksperti: Pasoja të paimagjinueshme për Kosovën nëse qeveria vijon këtë diskurs

Aktuale

Eksperti: Pasoja të paimagjinueshme për Kosovën nëse qeveria vijon këtë diskurs

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 11:33
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, komentoi këtë të hënë në Euronews Albania dështimin e bisedemive mes Kosovëss dhe Serbisë në Bruksel.

Shala tha se tashmë nga ndërkombëtarët pritet të kërkohet jo vetëm krijimi i asocacionit, por dhe autonomi e kishave ordokse serbe në Kosovë.

Ai shtoi se nëse Kosova do të vijojë të njëjtin dikurs dhe marrëdhënie me ndërkombëtarët, pasojat mund të jenë të paimagjinueshme për Kosovën.

“Pozicionimi i Kosovës ishte në kuptimin e asaj që nuk do të kemi asocacion të komunave me shumicë serbe të nënshkruar në marrëveshjen e 2013 dhe të zgjeruar në 2015 sa i përket interpretimeve nga Gjykata Kushtetuese.

Tentativa e qeverisë së Kosovës ishte t’i ikë përgjegjësisë së saj sa i përket zbatimit dhe këtu vendos çështjen e vetëmenaxhimit, si koncept i ri, si koncept de-fakto që nuk prodhojë asgjë përveç vështirësive të mëtejshme. Nëse vërehen deklarimet të cilat kanë pasur përfaqësues të BE-së, pala serbe por edhe faktorë të tjerë relevantë në Kosovë edhe në Bruksel, është konstatuar elementi esencial që tanimë do të flitet për asocacion të komunave me shumicë serbe, por do të kemi edhe një autonomi territoriale për sa i përket çështjes së kishës ortodokse serbe në Kosovë.

Çështjet janë bërë edhe më të koklavitura sa i përket çështjes së zbatueshmërisë në praktikë, por njëkohësisht do të kemi pengesa dhe pasoja të paimagjinueshme për Kosovën në rast se do të vazhdojmë këtë diskurs. Kryekuvendari tanimë e ka kuptuar që ekzistojnë dy linja të komunikimit, tani ekziston edhe linja e tretë e komunikimit mes faktorëve ndërkombëtarë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës”- tha Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat