Policia deklarohet për kamionin ushtarak serb që u ndalua sot në Runik

Aktuale

Policia deklarohet për kamionin ushtarak serb që u ndalua sot në Runik

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Media më herët ka raportuar rreth një ngjarje në fshatin Runik të Komunës së Skenderajit.

Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline një kamion dyshohet se po barte një mjetë ushtarakë.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka deklaruar se kamioni transportues më targa të Serbisë po transportonte një “kamion të vogël” pa dokumentacione.

I njëjti është dërguar në terminalin doganor në Mitrovicë, bën të ditur nga PK-ja.

“U njoftojmë se sot Njësia e Trafikut Rajonal Mitrovicë,  në fshatin Runik ka ndaluar një kamion transportues me targa të Serbisë i cili transportonte një kamion të vogël pa dokumentacion dhe në mungese te dokumentacionit përkatës është dërguar në terminalin doganor Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Më poshtë gjeni pamjet e kamionit teksa bartë një kamion të vogël ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat