Strukturat ilegale ende në objektin të cilin duhet ta lirojnë sot

Aktuale

Strukturat ilegale ende në objektin të cilin duhet ta lirojnë sot

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 11:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Në objektin kryesor të strukturave paralele në Mitrovicën e Veriut, nuk vërehet ndonjë lëvizje.

Punëtorë të këtyre strukturave po qëndrojnë brenda objektit.

Deri më tani, ani pse ka përfunduar afati për lirimin e objektit nuk janë parë pjesëtarë të forcave policore.

Ndërkaq, pranë objektit po qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it dhe carabinieri italian.

Ndryshe, sot përfundon afati që Komuna e Mitrovicës së Veriut, u ka dhënë strukturave paralele për lirimin e objektit në Lagjen e Boshnjakëve.

Objekti që nga paslufta po përdoret nga strukturat paralele të financuara nga Serbia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat