Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Aktuale

Aksion simbolik para stacionit policor në Bujanoc, Lutfiu: Bashkësia ndërkombëtare ta ketë vëmendjen, shqiptarët po diskriminohen në Serbi

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 08:29
Stacioni policor në Bujanoc

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka kërkuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë përmes një aksioni simbolik që ta respektojnë Kushtetutën për numrin e policëve nga komuniteti shqiptar.

Lutfiu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar që numri i policëve shqiptar është tejet i vogël si dhe shumë prej tyre janë afër pensionimit.

“Respektojeni Kushtetutën’, ishte thirrja që i bëmë sot Ministrisë së Brendshme të Serbisë.

Neni 77 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë thotë: ‘Lidhur me punësimin në organet shtetërore, në ndërmarrjet publike, organet e krahinës, vetëqeverisjes lokale duhet të kihet parasysh përbërja nacionale dhe përfaqësimi proporcional i pakicave nacionale’. Numri i policëve shqiptarë është tejet i vogël, madje shumë prej tyre janë afër pensionit”, ka shkruar Lutfiu.

Tutje ai ka thënë se as edhe një polic nuk është i pranuar viteve të fundit nga komuniteti shqiptar.

“I bëjmë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që ta kenë vëmendjen tek gjendja e shqiptarëve në Serbi, sepse diskriminimini ka prekur kufinjtë e racizmit”, ka shkruar ndër të tjera Lutfiu.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat