Tre kongresmenë amerikanë me Rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit SHBA-Kosovë

Aktuale

Tre kongresmenë amerikanë me Rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit SHBA-Kosovë

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:44
Ilustrim

Tre kongresmenë amerikanë i kanë dorëzuar Dhomës së Përfaqësuesve një propozim rezolutë për rikonfirmimin e partneritetit të ngushtë në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për Ritchie Torres, Elisaa Slotkin dhe Lisa McClain, të cilët e kanë dorëzuar këtë rezolutë më 4 gusht 2023.

Në pikën e parë të kësaj rezolutë thuhet se SHBA-ja mbetet partner i ngushtë i Republikës së Kosovës dhe Republika e Kosovës mbetet një partner i ngushtë i SHBA-së.

Image
Rezoluta

Sipas pikës së dytë të rezolutës, “duhet të mbetet politikë e SHBA-së që të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, multietnik brenda kufijve të saj të njohur”.

Në tekstin e Rezolutës listohen si fakte që duhet të merren parasysh, duke përmendur interesin kombëtar të SHBA-së për paqe dhe siguri në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin sa më të madh të rajonit në komunitetin euroatlantik.

Gjithashtu theksohet se SHBA ka njohur pavarësinë e Kosovës më 18 shkurt 2008 dhe se është zotuar “të vazhdojë të jetë miku dhe partneri më i ngushtë”.

Ndër të tjera përmendet edhe bashkëpunimi ushtarak në mes të SHBA-së dhe Kosovës, ndihmat financiare që SHBA i ka dhënë Kosovës dhe gjithashtu përmendet fakti që Kosova ka pranuar refugjatë afganë dhe që mbi 81 % e popullsisë janë pro aleancës me SHBA-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat