Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve

Aktuale

Konjufca kërkon më shumë angazhim për të drejtat e komuniteteve

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:42
Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të luftohen më shumë padrejtësitë ndaj komuniteteve rom, ashkali e egjiptian, në edicionin e pestë të Festivalit multikulturor “Le të festojmë ngjashmëritë tona.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se para se të festojmë, duhet të reflektojmë sepse megjithëse të gjithë jemi të barabartë para ligjit, anëtarët e komuniteteve kanë mirëqenie më të ulët.

“Secili i gëzojmë të drejtat tona kushtetuese, me qenë të barabartë para ligjit, e drejta për arsim, shëndetësi. Kur kemi të bëjmë me të drejtën për punë, për arsimim, atëherë anëtaret e komuniteteve kanë mirëqenie më të ulët. Duhet të festojmë por para se të gjithave duhet të reflektojmë, këtë formë të diskriminimit ta luftojmë së bashku. Duhet të bëhemi bashkë më këto komunitete që këto padrejtësi t’i kalojmë”, ka thënë Konjufca, përcjell televizioni publik.

Konjufca ka theksuar se kjo është punë e gjatë, dhe këto probleme nuk janë vetëm në Kosovë,

“Këto janë probleme universale të Romëve sidomos, më çdo vend të botës kudo që ata eksitojnë. Më vjen mirë që çdo vit po shoh më shumë njerëz, më bënë më optimist që jemi duke vazhduar drejtë”, është shprehur kryeparlamentari.

Drejtori i organizatës “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Isak Skenderi, tha se “Festivali është një thirrje për bashkëpunim mes njëri-tjetrit”. Sipas tij, qëllimi i këtij festivali, është që të ngritët vetëdija për diskriminimin që iu bëhet komuniteteve në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat