“Ishte nata më e tmerrshme” – Rrëfehet i emocionuar vëllau i policit që humbi jetën në detyrë

Aktuale

“Ishte nata më e tmerrshme” – Rrëfehet i emocionuar vëllau i policit që humbi jetën në detyrë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:41
Besimi

Në emisionin “Raport”, në 24 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, sjellim rrëfimin e familjes së policit të rënë në detyrë me datë 28 prill 2018, Armend Trena, i cili bashkë me kolegun Malsor Dashi kishin rënë në lumin “Lepenc”.

Vëllai i viktimës, Besimi ka rrëfyer momentin kur ka marrë lajmin për rënien në detyrë të vëllait të tij duke thënë që janë krenar me kontributin e tij dhënë policisë së Kosovës.

“Armendi ka qenë një djalë shumë inteligjent, punëtor, fjalëpak si dhe ka qenë shumë profesionist, shumë i përgjegjshëm dhe ka dhënë kontribut të madh në realizimin e objektivave të policisë së Kosovës”, ka thënë Trena.

Ai tutje ka thënë se ishte shumë e rëndë ndarja nga ai.

“Ka qenë nata më e tmershme dhe nga ajo natë ka ndryshuar gjithçka në jetën tonë”, ka vazhduar tutje rrëfimin vëllau i policit të rënë në detyrë.

Ai ka treguar që ishte në qytetin e Ferizajt kur një zyrtar policor e njofton që Armendi ishte lënduar dhe në momentin që ka shkuar në vendin e ngjarjes e ka kuptuar se çfarë kishte ndodhur.

Trena tutje ka thënë se ai tashmë ka një djalë dhe i kanë trashëguar emrin e vëllaut të rënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat