Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet shkollore

Aktuale

Qeveria ndan rreth 13 milionë euro për tekstet dhe materialet shkollore

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 16:46
Tekste

Qeveria e Kosovës i ka ndarë rreth 13 milionë euro për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për klasat 1-9.

Sipas njoftimit të qeverisë, mbi 6 milionë e 300 mijë euro janë ndarë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasa 1-5, ndërsa mbi 6.6 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot, në mënyrë elektronike, mbledhjen e radhës në të cilën ka ndarë 6,323,380 (gjashtë milionë e treqind e njëzetë e tre mijë e treqind e tetëdhjetë) euro për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5, dhe 6,617,340 (gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e treqind e katërdhjetë) euro për subvencionimin e materialeve mësimore për klasat 1-9”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kujtojmë se MAShTI javë më parë ka marrë vendim që t’i subvencionojë prindërit apo kujdestarët ligjorë për blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit dhe jo të përdoret metoda e deritanishme që ato të shpërndahen nga vetë MAShTI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat