“Rruga e re që prapa kodrës bashkohet me të moçmen”, Statovci i kundërpërgjigjet Abdixhikut

Aktuale

“Rruga e re që prapa kodrës bashkohet me të moçmen”, Statovci i kundërpërgjigjet Abdixhikut

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 20:58
Deputetja e Guxo, Jeta Statovci

Deputetja e Guxo, Jeta Statovci i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka kritikuar Qeverinë për projektin e rrugës Prizren-Tetovë.

Ajo thotë se “lideri që synon rrugë të re ani pse vjen nga kthinat e rrugëve të vjetra, po të ishte i vërtetë, do t’i shkonte ndërmend të thoshte pak fjalë, për vitet nga 2009 (Mitrovicë, Pejë etj) kur partnerët e tyre i nisën këto rrugë, apo nga vitet 2015 e 2016 (kur rruga e Podujevës filloi) kur prindi i tij politik i nisi ato rrugë, pa shpronësim, pa projekt, pa buxhet, si mos më keq. Por nuk thotë asgjë nga ato sepse ai është thjeshtë një fasadë që mbulon të vjetren brenda për t’u bashkuar me të moçmen, në kërkim të lumturisë me marrëveshjet ndajmë 50:50”.

Abdixhiku ka shkruar në Facebook se Qeveria po e përmbyll vitin e tretë në Qeveri, por s’kanë përfunduar dot një rrugë të vetme në gjithë Kosovën.

“Sot, në vitin e tretë të mandatit, flasin për tunele, Prizren – Tetovë, 200 milionë. Muhabetet s’kushtojnë. Ato megjithatë na shpërfaqen të njëjta sikurse para tre viteve. Njëjtë me të njëjtat premtime dalin dhe sot”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat