Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Aktuale

Deri në tri orë pritje për të dalë nga Kosova

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të dalë nga Kosovapo arrijnë deri në tre orë ndërsa kolonat janë të gjata deri në 600 metra.

Deri në tri orë është koha e pritjes për të dalur nga territori i Republikës së Kosovës nga pika kufitare e Merdares. Jo në nivel më ndryshe janë edhe kolonat.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat për të dalur nga pika kufitare e Merdares arrijnë në 600 metra. Njësoj edhe tek pika kufitare e Dheut të Bardhë ndërsa me kolona më të shkurtra është pika kufitare e Muçibabës, me kolonë deri në 200 metra gjatësi.

Me pritje në dalje dallohet edhe pika kufitare e Dheut të Bardhë. Pritja arrin deri në 1 orë e gjysëm gjersa hyrja deri në 10 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat