Mazllum Baraliu: Qeveria pranoi kushtet për shtensionim, pasi e kuptoi që nuk ka ku të shkojë

Aktuale

Mazllum Baraliu: Qeveria pranoi kushtet për shtensionim, pasi e kuptoi që nuk ka ku të shkojë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 18:54
Mazllum Baraliu

Kosova dhe Bashkimi Evropian, janë dakorduar për rrugën që duhet ndjekur për shtensionim të situatës në veri.

Si hap i parë që u plotësua ishte zvogëlimi i pranisë së njësive policore në komunat veriore e më pasë mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këto komuna.

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu thotë se vendi është mbështetur për muri.

Sipas tij, Qeveria i pranoi kushtet pasi që e kuptoi se nuk ka ku të shkojë më.

“Qeveria dhe vendi ynë është mbështetur për muri, ne kemi sanksione realisht dhe shumë të dëmshme. Dhe nëse nuk ka fuqi, e ka kuptuar qeveria jonë, dhe institucionet që nuk munden mëtutje të shkojnë, janë detyruar të bëjnë koncesione të kësaj natyre, edhe për ta stabilizuar gjendjen atje, edhe për të vazhduar procesi i dialogut me Serbinë, për ta përmbyllur këtë fazë, atë që quhet dialog për një marrëveshje të ndërmjetme, në  bazë të planit franko gjerman dhe planit zbatimor të Ohrit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat