​Murati: Projektligji për skemat pensionale heq padrejtësitë ndaj shumë personave

Aktuale

​Murati: Projektligji për skemat pensionale heq padrejtësitë ndaj shumë personave

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 15:56
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh sot se projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti njëherë e përgjithmonë e rregullon çështjen e skemës pensionale. Sipas tij, projektligji në fjalë heq padrejtësinë, me të cilët janë ballafaquar punëtorët që në vitet e 90’ta që janë larguar nga punë në mënyrë të dhunshme.

Ai tha se plotësim-ndryshimi i këtij projektligji ka qenë kërkesë e kamotshme e qytetarëve e deputetëve opozitarë, por edhe premtim i tyre elektoral.

Murati: Është projektligj që merr parasysh periudhën prej kohës së largimit në mënyrë të dhunshme nga puna

“Është një projektligj, i cili merr parasysh periudhën që prej kohës së largimit apo vendosjes së masave të dhunshme apo largimit të dhunshëm nga puna e deri më datën 1 janar 1999, e cila periudhë për këdo që është larguar nga puna njihet si stazh për hir të përllogaritjes së plotësimit të kushtit prej 15 vitesh, ndërsa skema parciale kontributive që rregullohet me këtë projektligj dhe që shtohet në ligjin bazik pastaj mundëson që ata që kanë kontribuar të paguhet konform viteve për aq sa kanë kontribuar në Fondin Pensional”, theksoi ai.

Ministri Murati u shpreh po ashtu se impakti financiar vjetor me këtë projektligj parashihet të jetë diku 60 milionë euro, por që nga ky projektligj do të përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë.

Murati: Nga ky projektligj përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë

“Nuk ka qenë e lehtë pra jo ndoshta për nga vëllimi si ligj, si tekst, por për nga impakti financiar që ka ky projektligj për vit pra impakti financiar vjetor parashihet të jetë diku 60 milionë euro përfitojnë rreth 70 mijë pensionistë që pritet të kalon nga skema aktuale bazike në skemën kontributive parciale dhe kostoja për tërë jetëgjatësinë e ligjit apo përafërsisht 50 vite për aq sa parashihet të bëhen llogaritjet parashihet të jetë 1.3 miliardë euro...Kam kënaqësinë që të prezantojmë këtë projektligj që njëherë e përgjithmonë e rregullon këtë çështje dhe e heq këtë padrejtësi e diskriminim që u është bërë shumë prej personave të cilët janë larguar dhunshëm dhe që për shkak se janë larguar dhunshëm në fillim të viteve 90 nuk kanë arritur ta plotësojnë kushtin prej 15 vitesh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat