S’ka flamur kombëtar e shtetëror, muzeu i harruar i Ibrahim Rugovës

Aktuale

S’ka flamur kombëtar e shtetëror, muzeu i harruar i Ibrahim Rugovës

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 16:28
Muzeu i Ibrahim Rugovës

Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova”, pa përkujdesje institucionale. Të paktën kështu duket objekti nga jashtë, pasi përkundër orarit, dyert e muzeut janë të mbyllura.

Në një video të siguruar nga media, shihet se mungon intervenimi nga dora e njeriut. Aty në hyrje shihen kubëzat e mbushura me barë dhe pakujdesi ndaj flamurëve. Njëjtë duken edhe dritaret e objektit

Kurse, ajo që të bije në sy është edhe mungesa e flamurit kombëtar dhe atij të Kosovës.

Media ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Kulturës, lidhur me gjendjen jo të mirë të muzeut, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

Ky objekt dikur ishte i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që në vitet ‘90 ka shërbyer si vendtakim i inetelektualëve kosovarë që përpiqeshin të gjejnë një formë të tërthortë në kërkim të Republikës të suprimuar më herët nga ish-Federata e Jugosllavisë, ndërsa më vonë është bërë vatra ku kishte vepruar Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat