Baraliu thotë se audioincizimi i Kusari-Lilës me Simiqin është “gatuar” nga shërbimet e Serbisë

Aktuale

Baraliu thotë se audioincizimi i Kusari-Lilës me Simiqin është “gatuar” nga shërbimet e Serbisë

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 09:17
Mazllum Baraliu

Profesori, Mazllum Baraliu, publikimin e audioincizimeve të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës, me Slavko Simiqin nga Lista Serbe, e sheh si montim që është “gatuar” nga shteti serb.

Baraliu, thotë se elementi i këtij audio-incizimi nuk është përçim, por është montim.

“Elementet e gjithë kësaj nuk është përçim, është montim që dinë të bëjnë këta deputetë edhe Lista Serbe edhe Beogradi të dirigjuar nga Beogradi, që janë kanë bërë kësaj zonjës, e cila në planë të parë e ka bërë detyrën e saj me qëllim të ligjeve të saj që kërkojnë edhe pëlqimin e tyre dhe nuk ka përçim nuk ka qëllim të keq. Tjetër gjë është pastaj se çfarë gabime mund të ketë pasur elemente të sjelljes. Jam i bindur thellë se duke u bazuar në veprimet e Serbisë destruktive që kjo është njëra prej varganit të veprimeve destruktive të Serbisë. Kjo është e gatuar nga shërbimet e Serbisë, e cila tash pas marrëveshjes në Bratislavës, paraqet një hap përpara dhe definitivisht të pranueshëm për qeverinë tonë që të bëjnë një veprim tjetër për ta zvarritur procesin e deeskalimit”, tha ai.

Profesori, thotë se publikimi i audio-incizimit është i dëmshëm, në mënyrën se si është bërë.

“Është i dëmshëm, gjithsesi në këtë mënyrë me qëllimin që është bërë, gjithsesi nuk është mirë. Por, më i dëmshëm është veprimi, pakënaqësia është e arsyeshme e gjithkujt që ndihet keq me ato sepse janë përmendur emrat, janë përmendur strukturat e caktuara,  të lavdishme janë veteranët ata që janë një numër i madh i tyre të vërtetë, të saktë që kanë sakrifikuar, por edhe kushdo qoftë është diçka që nuk ish dashur të ndodh. Kjo është çështje e vlerësimit dhe e gjykimit të vetë atyre që kanë marrë pjesë aty”, tha Baraliu.

Tutje, ai tha se publikimi i tij ka shkaktuar edhe pasoja.

“Për që ka shkaktuar pasoja, ka shkaktuar. Ishte dashur që në emër të demokracisë çdo gjë duhet të jetë transparente, por diçka që më shumë shkakton pasoja sesa dobi dhe kësi pasoja, të cilat nuk mund të riparohen duhet të mendojnë mirë edhe mediat se çka po bëjnë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat