‘Ju “Pronto” e ju të rinjtë “Zdravo”/ Ferizi i LDK-së reagon ashpër për dhunën në Kuvend: Haram ajo pasuri e ai gjak

Aktuale

‘Ju “Pronto” e ju të rinjtë “Zdravo”/ Ferizi i LDK-së reagon ashpër për dhunën në Kuvend: Haram ajo pasuri e ai gjak

Nga: M.L. Më: 13 korrik 2023 Në ora: 13:10
Foto nga vendngjarja

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish – ushtari i luftës, Osman Ferizi, ka reaguar pas përleshjes së deputetëve të PDK-së e VV-së sot në Kuvendin e Kosovës.

Ferizi, i ka quajtur “PRONTO” dhe “Zdravo” deputetët e të dy subjekteve politike, duke theksuar se ata nuk e meritojnë ta gëzojnë lirinë.

Për Ferizin, që të dyja palët rrjedhin nga SHIK-u.

Postimi i plotë:

O faqezi e tradhtar, jeni turpi i Kombit!

Ju që uzurpuat dhe gllabëruat atë vend nuk meritoni ta gëzoni këtë liri, ju “PRONTO” e ju të ritë “ZDRAVO”,

SHIK, ju jeni pazargji, hajdut, banda , vrasës të ardhmërisë, jeni bërë MILIONER nga gjaku i fëmijëve, të dy palët duhet nxjerrë zhag nga ato zyra, të pa edukatë, bisha e pisa.

Haram ajo pasuri e ai gjak, ju jeni kriminel e po e mbani peng atë vend, të pa ndërgjegje .

Ju humbtë fara e fëlliqur, jeni bërë gazi i botës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat