Dëshmia e Arbër Sejdiut: Si e dërguan në spital Marigona Osmanin pas torturave të tmerrshme nga Krivaça

Aktuale

Dëshmia e Arbër Sejdiut: Si e dërguan në spital Marigona Osmanin pas torturave të tmerrshme nga Krivaça

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 14:53
Foto nga seanca

Ka vazhduar ditën e sotme gjykimi për vrasjen mizore të Marigona Osmanit.

Në Gjykatën e Ferizajt versionin e tij e ka dhënë i dyshuari tjetër për rastin, Arbër Sejdiu. Ai e ka mohuar ta ketë goditur me shkop Marigonën, duke deklaruar se ka insistuar që atë ta dërgonin në spital.

“I jepte frymë prej gojës, më duket ndihmën e parë, ajo qitke gjak, zi ka qitë, dhe i kam thënë (Dardanit) veshe e ço në spital” – tha Sejdiu.

“Unë në atë moment kom mendu veç qysh me çu çikën në spital e me pshtu…nuk e di a ka qenë gjallë apo e vdekur, por dëshira ime ka qenë me pshtu atë çikë, sytë i ka pas qelë” – shtoi ai.

Sipas tij, ngjarja nga banesa e deri në spital ku të ndjerën e kishin braktisur, ka rrjedhë në vijim.

“Kam dalë e kam thirr liftin, e kom pytë Dardanin a don me t’ndihmu me e mbajt Marigonën, ka thënë se e mban vet….kemi shku tek spitali, unë kom vrapu drejt spitalit në shpejtësi të madhe, kam hy në spital dhe i kam thënë një motre se është një vajzë në gjendje të shumë të keqe… kur kam dalë e kom pa Dardanin e rrëzuar dhe të ndjerën e ka pasur përmbi, i kish hupë forca me e çu Marigonën nalt… i kam largu njerëzit e tjerë, e kam kap Marigonën nga këmbët kurse ai prej durave dhe e kena çu në spital”.

Ai ka deklaruar se nuk e kanë ditur që Marigona kishte ndërruar jetë.

Sejdiu ka deklaruar se nuk qëndron prapa deklaratës së parë që e kishte dhënë pasi ka qenë nën ndikimin e kokainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat