“Intriga kundër Kosovës”/ Rron Gjinovci tregon pse nuk duhet të zhvillohet takimi Kurti – Rama

Aktuale

“Intriga kundër Kosovës”/ Rron Gjinovci tregon pse nuk duhet të zhvillohet takimi Kurti – Rama

Nga: M.L. Më: 6 korrik 2023 Në ora: 10:52
Rron Gjinovci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tashmë e ka filluar turin e tij Ballkanik.

Momentalisht ai ndodhet në Maqedoni ku po takohet me krerët e shtetit.

Rama pasdite do të vijë në Kosovë, për t’u takuar me Presidenten Osmani dhe kryeparlamentarin Konjufca.

Mirëpo pikëpyetje vazhdon të jetë takimi i Ramës me kryeministrin Albin Kurti, pasi Kurti ende nuk e ka konfirmuar se do ta pranojë në takim.

E publicisti Rron Gjinovci ka treguar arsyen pse Kurti s’bën ta takojë Ramën.

Në një postim në Facebook ai ka shkruar se një takim eventual do ta faktorizonte Ramën si “ndërmjetës” i dialogut.

“Kurti s'bon me taku Ramën, sepse mbas takimit ai ka me përdor për me u faktorizu tutje si "ndërmjetësi" i dialogut edhe ka me organizu takime me liderë evropianë e me vazhdu me bo intriga kundër Kosovës”, shkroi Gjinovci në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat