Aliu flet për tenderin 8 milionësh që e fitoi kompania në të cilin kishte punuar zv.ministri Durmishi

Aktuale

Aliu flet për tenderin 8 milionësh që e fitoi kompania në të cilin kishte punuar zv.ministri Durmishi

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 23:46
Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur për kompaninë “Bageri”, në të cilën kishte punuar një kohë zv.ministri Hysen Durmishi.

Aliu është pyetur se si Durmishi i ka dhënë tenderin kësaj kompanie për zgjerimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se Durmishi nuk jep tenderë, por shton se para se të nënshkruhet kjo marrëveshje mes MMPHI-së dhe kompanisë ‘’Bageri” i është nënshtruar një auditimi.

“Kemi pritur ankesa, nuk ka pasur të tilla, ka ardhur vetë zv.ministri edhe zyrtarët e tjerë dhe e kemi pa që nuk ka ankesa dhe kemi vazhduar me procedurat”, thotë Aliu.

Ai ka shtuar se po të kishte ankesa rreth këtij tenderi do t’i trajtonin.

“Po të kishte ankesa do të merreshim me to me shumë kënaqësi. Nuk e di a ka punu Durmishi në këtë kompani, e di deklaratën që ka thënë se i njeh por nuk mund të flas për këtë relacion” – tha më tej ai.

Tenderi i fituar nga kjo kompani është në vlerë 8 milionë euro.

Aliu e ka mohuar që nënshkimi i kësaj marrëveshjeje nga ana e Durmishit me kompaninë në të cilën kishte punuar një kohë përbën konflikt interesi.

“Po të ishte konflikt interesi absolutisht menjëherë të gjithë do të merreshim me atë punë. Edhe është shqyrtuar çështja e konfliktit të interesit është e përcaktuar me ligj cili është konflikt interesi dhe po të kishte diçka të tillë, jam i bindur se pas atyre auditimeve të shumta do të kishim ndonjë reagim për këtë punë” – përfundon ai.

Ndryshe, zv.ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi e kishte pranuar që këtë kompani e kishte këshilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat