Dreshaj: Qeveria mashtroi, u detyrua ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Skemat Pensionale

Aktuale

Dreshaj: Qeveria mashtroi, u detyrua ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Skemat Pensionale

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 16:33
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për Ligjin për Pensionistët.

Dreshaj në Facebook ka thënë se Qeveria po mashton pasi miratimi i këtij ligji ka qenë obligim nga Gjykata Kushtetuese.

Kujtojmë se Qeveria e Kosoës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale.

Reagimi i tij:

Qeveria vazhdon me mashtrim!

Sot, Qeveria nuk ka marrë vendim me vullnet të vet politik pasi që për të njëjtin kanë votuar kundër nismës tonë në Parlament për Ligjin për Pensionistët. Në fakt Qeveria vetëm është detyruar të respektoj Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili është obligativ.

Kërkesa jonë është për pagesë retroaktive për këtë kategori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat