“Hiç nuk na nin çka thonë amerikanët”: Bajqinovci distancohet nga dy personat me të cilët doli në video

Aktuale

“Hiç nuk na nin çka thonë amerikanët”: Bajqinovci distancohet nga dy personat me të cilët doli në video

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:25
Mefal Bajqinovci

Një video që qarkulloi para disa ditësh në rrjete sociale, e tregonte deputetin e Vetëvendosje, Mefal Bajqinovci ku shihej me dy persona, të cilët mes tjerash, thonin se “jemi shtet, nuk na nin çka thonë amerikanët”.

Sot Bajqinovci ka folur në lidhje me këtë video, duke u distancuar nga dy personat në fjalë.

Ai madje, ka thënë se nuk e ka ditur që do të realizohet një video, derisa shtoi se “është kundër asaj që u tha”.

“Është bë shumë e madhe, edhe unë i njoh ata janë dy qytetarë të respektuar, dy të burgosur politik, në atë video nuk e kam ditë as çka do të flet, jemi taku rastësisht, unë si Mefail nuk kam thënë asgjë. Mediat e kanë keqcitu se Mefaili po qesh. Në foto dhe video kur je me qytetar nuk mund të rrish në mënyrë të egër, as nuk e kam ditë për çka e ka jfalën. A bën të bajmë një foto, unë kam mendu që po bon foto dhe e tha. Unë distancohem nga ajo që e tha, jam kundër.” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat