Krerë institucionesh e qytetarë bëjnë homazhe tek arkivoli i Shyqri Nimanit

Aktuale

Krerë institucionesh e qytetarë bëjnë homazhe tek arkivoli i Shyqri Nimanit

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 14:27
Ilustrim

Në Prishtinë numër i madh i qytetarëve, krerëve të institucioneve kanë bërë homazhe në nderim të profesorit të ndjerë, Shyqri Nimani.

Arkivoli i tij ka qëndruar në Pallatin e Rinisë, ku janë zhvilluar edhe homazhet.

Në nderim të tij, homazhe kanë bërë kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetari i Prishtinës Përparim Rama etj.

Shyqri Nimani njihet si pionier dhe si njëri prej themeluesve të departamentit të dizajnit grafik në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe punoi si profesor deri në pensionimin e tij.

Për shkak të profesionalizmit të tij dhe karrierës së gjatë, atij iu besua që ta shkruajë me kaligrafi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës e cila u shpall më 17 shkurt në Kuvendin e Kosovës.

Ai ishte edhe muzikant, artist vizual dhe njohës shumë i mirë i historisë dhe trashëgimisë kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat